-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sterilizimi/ Berisha: Çmimi u rrit 83 herë, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në tubim tha se sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar.

Berisha u shpreh se në vitin 2010-2011 importuam aparate digjitale për procesin e sterilizimit dhe në të gjitha repartet funksiononin autoklavat dhe sterilizatorët.

“Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën? Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione.”, u shpreh Berisha.

Më tej ai theksoi se mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit.

“Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit