-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Kjo është situata katastrofike me plehrat kapicë

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj se nuk po pastron qytetin nga plehrat. “Një e dielë e zakonshme në “Kryeqytetin Europian të Pastërtisë”!

Kjo situatë katastrofike, me plehrat kapicë në 40 gradë, si një burim epidemie në mes të Tiranës, në Rrugën “Karl Gega”, ish Stacioni i Trenit Njësia 9, është pamja e zakonshme e dhjetra mijëra banorëve të kësaj njësie dhe jo vetëm. Tirana prej vitesh është e ndotur në çdo lagje e rrugicë të saj dhe kazanët e mbeturinave janë kthyer në një makth për çdo kryeqytetas!

Përpos thithjes së ajrit më të ndotur në Europë, falë inceneratorit inekzistent, tashmë jetojmë dhe në kryeqytetin më të ndotur të Europës. Të gjitha këto “arritje” madhore na i ka mundësuar pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D, Erion Veliaj!

Tani mediat e paguara nga inceneratori dhe 5D, le të shfaqin kronikat e përditshme të pyllit orbital me 2 milionë pemë, shtimit të fushave të gjelbra në kryeqytet dhe transportit publik të mrekullueshëm, të cilin tani kreu i 5D ka nisur ta premtojë falas!!!

Ndërkohë mos harroni se paguajmë 24 milionë euro në vit për pastrimin e Tiranës dhe kemi paguar deri tani 132 milionë euro, për inceneratorin që nuk ekziston” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit