Një 37-vjeçar në Gjirokastër po procedohet penalisht pasi dyshohet si autor i zjarrëvënies në fshatin Topullaraj.
Mbrëmjen e djeshme 37-vjeçari me iniciale Xh.G., banues në fshatin Valare ka ndezur zjarr në vendin e quajtur ‘Gropat’ me qëllim që të pastronte tokën e marrë me qira. Zjarri është përhapur menjëherë dhe si pasojë janë djegur rreth 2 hektarë tokë me bimësi të ndryshme.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.