-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: S’na mjafton ‘fitorja’, ne ta marrim shpirtin!

Kryesoret

Dy grupe djemsh rrihen mes tyre, ne nje lokal ne Palase, pas koncertit te kengetarit grek Argiros. Bicim truprojash duhet te jene, se jane te gjithe si zdapa.

Keta me bluza te zeza rrihen me ata me kemisha te bardha….

E dini cila eshte e vecanta jone ne te tilla perleshje?

Po nuk na e mori mendja qe ia dalim, ia fusim vrapit, lepur behemi.

Ama, po te vume per poshte, nuk leme pa ta marre shpirtin. Dhjete vete persiper te hidhemi. Nuk ngopemi me “fitoren“, duam te te marrim jeten.

Shiheni c’i punojne keta me te zeza njerit me te bardhe qe e kane zaptuar.

Keshtu ia bene edhe atij te shkretit ne Pogradec. 4 kunder 1, e rrahen deri ne vdekje. Keshtu ia bene edhe banda “Rrahja” ne Fushe Kruje atyre qe i denoncuan ne polici.

Ishim njehere ne Amerike, me ca kolege. Ne nje klub nate, grinden dy te rinj. Pune vajzash….Shoqeria e secilit prej tyre u hap ne rreth, dhe lane dy protagonistet ta zgjidhin.

Njeri hengri nje grusht dhe ra ne dysheme. Me sa duket e pa qe nuk ia dilte dhe ndenji shtrire. Dmth u dorezua. Tjetri u largua dhe u bashkua me shoqerine e tij. Mbremja vazhdoi…..

Ne shqipot shqyem syte: Ca ben ky more? Ky ishte momenti qe ti hidhej persiper, ai dhe shoket e tij, dhe tia merrnin shpirtin, ta coptonin….

E kam pare kete edhe ne nje video tjeter, sherr tifozesh holandeze. Ne sherret mes tifozeve nuk ka rregulla, e megjithate, kur njera pale u terhoq, pra u dorezua, sherri perfundoi.

Ne nuk e bejme. Ne, kur dorezohesh, behemi edhe me trima. Nuk di se cfare mund te tregoje kjo, por qe jemi nje rrace spurdhjake, per kete s’kam dyshim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit