Një 45-vjeçar u arrestua në Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje.
45-vjeçari Andrew Bode ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papes.
Gjithashtu u arrestua edhe 42-vjeçari Julian Kalemi i cili strehohej në banesën e 45-vjeçarit në Memaliaj.
Gjatë kontrollit në banesë e 52-vjeçarit Adriatik Kalemi u gjetën jetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. 52-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.