Ditën e sotme një 61-vjeçar u procedua penalisht pasi po kalonte në pikën kufitare të Kapshticës me një automjet të vjedhur.
61-vjeçari me iniciale V.T., banues në Greqi, kishte vjedhur automjetin tip “Toyota” që drejtonte dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Bjellorusia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Toyota”.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.