Policia e Lezhës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij në Laç.
Gjatë kontrollit në lokalin e 35-vjeçarit me iniciale E.M., u arrestua edhe 31-vjeçari Xh.V., i cili po luante lojëra fati në këtë lokal.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit 66-vjeçarin me iniciale P.L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë dhe një shumë parash që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.