-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani për viktimat e zhdukura: Serbia po e përsërit krimin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë të një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë.

Osmani thotë se plaga me thellë e Kosovës është kur mbi 1600 veta janë zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Ajo shprehet se synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit dhe të ardhmes sonë.

“Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”, shkruan Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit