Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje.
58-vjeçari me iniciale Sh.U., banues në Tiranë, ishte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “dhuna në familje”.
Gjithashtu edhe 55-vjeçari S.S., ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.