-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hisen Berisha: Deklarata e Macron për mbështetjen e Serbisë në ’ruajtjen e sovranitetit’ është tejet alarmuese

Kryesoret

Mbyllja e strukturave paralele është një vendim i drejtë dhe i duhur. Ju kujtoj se që nga viti 2014, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës, strukturat paralele kishin filluar të shpërbëheshin dhe gradualisht po shuheshin plotësisht. Megjithatë, ndryshimet që ndodhën në politikë pas vitit 2014 dhe mungesa e drejtimit të qeverisë nga PDK-ja ndalën këtë proces.

Përfundimisht, shpërbërja e tyre u ndal më 6 tetor 2019, kur Vetëvendosje erdhi në pushtet.

Kjo ka bërë që Kosova të humbasë gati pesë vite, stajacion jo vetëm në planin ekonomik, politik, zhvillimor dhe të sigurisë, por edhe në integrimin e komunitetit serb në veri të Kosovës.

Në këtë rast, veprimi i qeverisë dhe i organeve të sigurisë është i drejtë, por metodologjia është e gabuar.

Ne kemi krijuar shtetin dhe kemi forcuar pavarësinë me ndihmën e aleatëve tanë, duke i dhënë zgjidhje të përhershme problemeve në Kosovë. Kjo falë udhëheqjes së një lideri inteligjent, bashkëpunues e pragmatik, të vendosur e me guxim politik si Hashim Thaçi, i cili në të gjithë procesin e pavarësimit dhe ndërtimit të shtetit në Kosovë, arriti të përdorë diplomacinë dhe të fitojë mbështetjen e plotë të aleatëve. Prandaj, suksesi ishte i garantuar. Kjo e profilizoj udhëheqës që elanin e tërë spektit politik kombëtar, shoqërisë civile dhe medias e fokusoi në arritjen e objektivave politike kombëtare.

Kurse sot, kemi një qeveri dhe një kryeministër me krizë identiteti e populist që përdor çështjen e shtrirjes së sovranitetit për arsye elektorale, duke humbur mbështetjen e aleatëve dhe duke mos ofruar zgjidhje të qëndrueshe, si pasoj as të përhershme.

Kështu, Kurti veç po e realizon projektin serb! Veprimet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të izolojnë e fortifikojnë urën dhe do të lejojnë kthimin e Serbisë në veri.

Kur flas për zgjidhje të përhershme, nënkuptoj se serbët lokalë nuk po arrijnë të bëhen qytetarë lojalë të Kosovës, dhe kjo po krijon një lloj konflikti të ngrirë në veri.

Kosova nuk ka kushte për të krijuar as status quo as konflikt të ngrirë, sepse është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në të gjithë territorin, kjo qasje po i humb Kosovës mundësinë e zhvillimit dhe integrimit, si dhe mbështetjen e domosdoshme të aleatëve.

Është për tu vënë në pah se deklarimi i kryeministrit Kurti për vizitën e presidentit Macron ishte çuditërisht i përmbajtur. Ne duhet të kemi qasje shtetërore diplomatike sepse Franca është shtet sovran dhe ndërton marrëdhënie me shtete të tjera në përputhje me interesat e saj.

Për ne, Franca është një shtet mik dhe aleat, që njeh sovranitetin tonë dhe na ofron mbështetje të plotë.

Kur them “çuditërisht e përmbajtur”, e kam fjalën për faktin se kryeministri Kurti jo rrallëherë ka përdorur “ushtrinë e tij digjitale” të “analfabetëve funksional” për të demonizuar dhe keqinterpretuar deklaratat e miqve tanë.

Për shembull, deklarata e presidentit Macron se Franca mbështet sovranitetin e Serbisë duhet kuptuar si mbështetje për sovranitetin e Serbisë brenda kufijve të saj, pas realitetit të ri të krijuar pas luftës, gjegjësisht pas viteve 1999-2008, e jo për sovranitetin që pretendon Serbia sot.

Deklarata e emisarit gjerman të BE Sarrazin, është në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Në këto marrëveshje, Kosova ka bërë lëshime të dëmshme për sovranitetin dhe strukturën unitariste të shtetit. Tani kemi një detyrim ndërkombëtar për t’i “zbatuar” ato.

E vetmja gjë që mund të na shpëtojë nga kjo situatë është nëse Serbia tërhiqet plotësisht nga marrëveshja.

Meqenëse Qeveria nuk e ka guximin për të ndërmarrë vendime që t’i sjellë të gjitha marrëveshjet e arritura, me theks të vitit 2023, në kuvend dhe t’i abrogoj ato.

Kurse deklarata e Lajçakut është një paralajmërim i keq për Kosovën, sepse vendi do të mbetet i pazhvilluar, me eksod masiv dhe i paintegruar në Evropë.

E gjithë kjo ndodh për shkak të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilët, me revolucionin e “shamijave të kuqe” dhe veprimet anti-shtet duke e sjellë Kosovën në një pozicion të palakmueshëm, na i humbën shanset për ta mbyllur një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë, në vitet 2015-2016.

Komentet e bëra nga liderët ndërkombëtarë, përfshirë Scholz dhe Macron e të tjerë, janë inkurajim për Serbinë që të vazhdojë pandryshueshëm me qëndrimet në raport me Kosovën.

Ashtu siç po vërehet në gjuhën e diplomatit amerikan në Kosovë dhe në qëndrimet e SHBA në çdo nivel dhe të NATO, të transmetuara përmes Shefit të Inteligjencës Amerikane përkatësisht Zëvendëssekretarit të Aleancës Veriatlantike, është një shenjë e qartë se durimi i partnerëve ndërkombëtarë po mbaron, dhe kjo qon jo vetëm në “çeçenizimin” e Kosovës por edhe kthimin në një “Afganistan” të Evropës.

Në ketë kontekst, deklarata e Macron për mbështetjen e Serbisë në “ruajtjen e sovranitetit” është tejet alarmuese për faktin se sovraniteti i një shteti është kategori kushtetuese dhe ngre pyetje serioze rreth asaj se në cilët kufij integral duhet ta ruajë sovranitetin politik Serbia; Ato kushtetues të Serbisë, me Kosovën “pjesë të saj” siç e ka aktualisht në kushtetutë, dhe pa detyrimin as ta ndryshojë kushtetutën e saj dhe as ta njohë pavarësinë e Kosovës për 10 vite, sipas marrëveshjes së Brukselit alias Planit Franko-Gjerman?! Apo do të konsiderohet realiteti i ri i Kosovës – shtet i pavarur e sovran i njohur ndërkombëtarisht në kufijtë e saj, (ende të paratifikuar ndërkombëtarisht), por që e ka ndryshuar hartën e Ballkanit Perëndimor.

Pra, këto zhvillime e qëndrime politike të diplomatëve ndërkombëtar qojnë në dilemën se cilat janë qëllimet e vërteta të Francës dhe BE-së në rajon?!

Kur ne, si parti politike në qeverisje, pra PDK, ishim duke ndërtuar shtetin, erdhi kjo mortajë politike, LVV, dhe përmes politikave të pakoordinuara me aleatët, e ngriti dhe e favorizoi Serbinë. Pasojat nga politika e Albinit janë të dëmshme dhe do t’i vuajmë gjatë si popull e si shtet.

Ky kryeministër e ndali procesin e shtetformimit dhe i bëri moratorium proceseve politike duke i stërkequr të gjitha në emër të reformatimit të dialogut dhe marrëveshjeve të mëparshme. Pra, me kaq ndali edhe Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit të qëndrueshëm.

E në tërë këtë fjalor kontekstual diplomatik, Macron u kujdes që edhe më tej të mbajë kursin përkëdhelës diplomatik evropian ndaj Serbisë. Siç u deklarua: “Ne kemi ndarë qëndrimin me partnerët tanë evropianë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e fundit të njëanshme të Kosovës, të cilat nuk dërgojnë sinjal të mirë”, duke e adresuar presionin prapë te Kosova, mu për shkak se këta qeveritarë nuk po e kuptojnë se duhet hequr dorë nga njëfarë vetëmburrje nacionaliste, që ua jep deficiti në patriotizëm, meqë në ditën D për kombin dhe Kosovën, nuk u rreshtuan në anën e sakrificës e lavdisë.

Por, shtatori do të sjellë një aktivizëm më të madh të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme, sepse partnerët ndërkombëtarë dhe populli nuk do të lejojnë më që Vetëvendosje dhe ky kryeministër t’i rrezikojnë arritjet e deritashme dhe që Kosova të mos zhvillohet në të gjitha fushat e interesit nacional dhe shtetëror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit