Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi vazhdon denoncimet me një tjetër video ku tregon situatën me plehrat në rrugën “Jordan Misja”, njësia numër 9. Ai shkruan se banorët e Tiranës janë rrethuar nga katër anët nga plehrat.
“Java nis sërish nën rrethim! Banorët e Tiranës janë rrethuar nga të katër anët nga plehrat e lëna kapicë nga kreu i 5D Erion Veliaj. Këtu jemi tek Rruga ‘Jordan Misja’ Njësia nr.9!
I vetmi shpjegim që dha ditën e djeshme pronari faktik i inceneratorit Tiranë ishte se, për situatën katastrofike me plehrat në kryeqytet, fajin e ka opozita! Qesharake dhe kriminale njëkohësisht!”, shkruan Belind Këlliçi.