Punëtorët e komunës paralele serbe në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe të martën para dyerve të objektit që tashmë është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.
Është dita e dytë që këta punëtorë kanë tentuar të kthehen në zyra. Ata kanë deklaruar se puna për ta është burim i jetesës dhe se situata është “shumë e vështirë për të mbijetuar”.
Më herët, janë mbyllur edhe zyra të tjera të komunave ilegale në qytete anembanë Kosovës.