Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Durrës la në burg dy nga pesë personat e arrestuar për kërcënim për shkak të detyrës ndaj presidentit të FSHF, Armand Duka.
Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani në burg, ndërkohë që Redian Loci, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani u lanë të lirë.
Nazmi Selmani, babai i tre futbollistëve dhe president i klubit “Iliria” të Fushë Krujës është shprehur se Armand Dukën e ka mik dhe e njeh prej kohësh dhe se nuk e ka kërcënuar.
Më tej ka vazhduar se nuk e kupton pse ai e ka denoncuar në polici për kërcënim pasi njihen dhe kanë bashkëpunim prej vitesh.
Nazmi Selmani kërcënoi Dukën se nuk i mori djalin Gentjan Selamni në kombëtare.