-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadri Ramabaja: Dredhia e Vuçiçit për realizimin e ‘Botës serbe’

Kryesoret

Retorika e autoriteteve serbe për afrimin me Perëndimin, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Francën për blerjen e aeroplanëve luftarak Rafael, ka shumë të ngjarë të jetë dredhia e radhës për të blerë kohë dhe për të errësuar faktin se ajo, pra Serbia, po përgatitet intensivisht për ekspansionin e radhës në dëm të fqinjëve të saj.

Nomenklatura serbe në krye me Vuçiçin, që drejton Serbinë tash më shumë se një dekadë, po e shfryëtzon momentumin politik dhe luftën në Ukrainë, për ta imponuar projektin e “Botës serbe”. Beogradi madje ka arritur ta imponojë këtë projekt si alternativë të vetme që do të siguronte paqen në rajon në plan afatgjatë!

Dorëzimi kaq i lehtë i Malit të Zi në duart e Beogradit brenda këtyre dy viteve të fundit dhe sjelljet e një lagjeje jo pa peshë të diplomacisë perendimore, në raport me shtrirjen e sovranitett në veriun e Kosovës [raporti për agresionin e 24 shtatorit 2024 prandaj mbahet nën tavolinë], flet shumë në dobi të kësaj teze.

Udhëheqja serbe prandaj po koketon tutje si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen, duke e shndërruar këtë qëndrim në doktrinë të saj, për aq kohë sa gjykon se i duhet për realizimin e “Botës serbe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit