Një 56-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi pasi po transportonte me furgon emigrantë kundrejt fitimit.
56-vjeçari me iniciale F.K., banues në Korçë, u kap në unazën e qytetit të Elbasanit duke transportuar me fugon 4 emigrantë nga Pakistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 celularë.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.