Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar në rrjetet sociale pas emërimit nga kryeministri Edi Rama si drejtues politik për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare 2025.
Në një postim të tij, Beci ka shprehur falënderime për besimin dhe mundësinë e dhënë, duke e quajtur detyrën një sfidë të rëndësishme.
Ai ka theksuar angazhimin e tij për të zhvilluar rajonin dhe ka kërkuar mbështetje nga anëtarët e Partisë Socialiste dhe qytetarët e Shkodrës.
Beci ka premtuar të japë maksimumin për përparimin e qarkut, duke nënvizuar se sfidat janë të mëdha, por ka besim në rrugën e zhvillimit që po ndjek.