Në konferencë për shtyp së bashku me tranjerin Sylvinho doli edhe mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani.
Ai u shpreh se janë përgatitur mirë dhe duan që të grumbullojnë sa më shumë pikë të jetë e mundur.
“Dua të punoj sa më shumë, futbolli është bërë shumë fizik. Kemi grup të fortë, ne e dijmë çfarë synojmë. Zënka me Manaj për goditjen e dënimit- Unë dhe ai jemi shokë. Kemi bërë shaka për atë aksion. Jemi profesionistë, unë i kërkova falje”, tha Asllani.









