-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës Rexhe Byberi

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi si dhe për nënkryetarin e kësaj Bashkie, Abedin Kërrnaja.

Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore.

Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit