Kombëtarja shqiptare zhvillon sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Gjeorgjinë. Në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë do të zbresin rreth orës 19:15, teksa nën drejtimin e teknikut Sylvinho. Do jenë të gatshëm të gjithë futbollistët.
Gjendja fizike e lojtarëve shfaqet e mirë pas fitores me Ukrainën, ndërsa lajm i mirë ishte edhe fakti që nuk ka të pezulluar për takimin e së martës. Jasir Asani dhe Thomas Strakosha u ndëshkuan me karton të verdhë, por nuk rrezikojnë që të jenë të gatshëm për sfidën me Gjeorgjianët.
Gjeorgjia dhe Shqipëria ndajnë vendin e parë me 3 pikë, për ta shndërruar duelin e stadiumit “Air Albania” në një betejë ku kërkohet maksimumi. Në 15 ndeshjet e kaluara mes tyre, 8 janë fituar nga kundërshtarët, 3 takime kanë arritur të fitojnë kuqezinjtë dhe 4 të tjera kanë përfunduar në barazim.









