Protestë dhe akuza. Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Kreu i Partisë Demokratike pritet të paraqitet në SPAK në orën 12:00, dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.
Demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste për atë që Sali Berisha e ka quajtur shpesh herë si “arrestim politik”.
Për të garantuar sigurinë në SPAK kanë shkuar trupat speciale.