Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit mes Donald Trump dhe Kamala Harris pasi mbështetësit republikanë e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit.
Sipas teorisë konspirative Kamala Harris thuhet se ka vendosur një grup vathësh audio Nova H, të krijuara ngastartup-i gjerman NOVA Products.
Sipas faqes Kickstarter të startup-it vathët me kapëse vendosen në llapët e veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit.
Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Show] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.
“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thotë përshkrimi i produktit në faqen e Kickstarter.