-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: 11 shtatori, ditë kujtese dhe solidariteti për popullin amerikan

Kryesoret

Në përvjetorin e 23-të të sulmeve të 11 Shtatorit, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar se kjo ditë është një përkujtim i dhimbshëm dhe një shenjë e solidaritetit të palëkundur.

Në një postim në Facebook, Osmani nënvizoi se humbja e afërsisht 3,000 jetëve nga ky akt terrorist na kujton brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë që shkaktoi.

“11 Shtatori – ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur. Sot shënohet 23-vjetori i sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ditë, e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike. Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist.

Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive. Në këtë ditë ne gjejmë forcën në unitet, duke qëndruar përkrah popullit amerikan, si gjithmonë, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar presidentja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit