Ilir Daja është prezantuar sot përpara mediave si trajneri i ri i skuadrës së Dinamos.
“Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre. Falënderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi. Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata”, u shpreh Daja.
“Debutimi në derbi? Koha ka qenë e paktë, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”, tha ndër të terja Daja në konferencën e prezantimit si trajneri i ri i Dinamos.