Ditën e nesërme Kuvendi në orën 10:00 do të mblidhet në një seancë plenare.
Sipas rendit të ditës do të ketë një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhi. Kjo për shkak se Bardhi ka kërkuar interpelancë në lidhje me anijet e nisura nga Porti i Durrësit të dyshuara për transportin e lëndëve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.
Më pas do të ketë edhe interpelancë mes zv/kryeministres Belinda Balluku, të kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për segmentin Thumanë-Kashar.
Gjithashtu do të jetë edhe mandati i Olta Xhaçkës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit”.