Gjatë interpelancës në Parlament, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe për dorëzimin e Policisë në duar të krimit.
Bardhi kërkoi sqarime nga Rama në lidhje me prodhimin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri, duke theksuar se ka pasur raportime për mbetje të rrezikshme që kthehen nga Tajlanda dhe duke i kërkuar kryeministrit të japë informacion të qartë për këtë çështje.
“Pasi ke qenë ekspert i inceneratorëve, ishe bërë ekspert i mbetjeve të rrezikshme. RAI të akuzoi se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë në Shkodër? Policinë ia ke dorëzuar krimit. Më 2016 ke thënë në Kavajë se iu them me përgjegjësi të madhe se Ilir Beqaj është ministri më i sulmuar, ashtu si Tahiri janë të sulmuar, sepse kanë prekur interesa, janë reformatorë, por se të dy i dolën ashtu si i dolën dhe the pastaj di unë çfarë kanë bërë ato.
Tha nuk di gjë unë se çfarë kanë bërë ata. Nuk iu përgjigje pyetjes: A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme? Mbetjet e rrezikshme po kthehen nga Tajlanda”, tha Bardhi.