Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në hyrje të parlamentit u pyet nga gazetarët për faktin që Edi Rama e la në Kukës drejtues qarku, por nuk reagoi aspak mirë kur iu evidentua fakti nëse ndihej i rrezikuar në listë të hapur.
Sapo dëgjoi pyetjen Majko reagoi ashpër ndaj gazetarëve duke shtyrë mikrofonat me forcë. Pas kësaj deputeti nxitoi të largohej dhe të futej në parlament.
Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet
Majko: Të lutem tani
Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni
Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?