Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Të dy do të vijojnë që të jenë në arrest shtëpie edhe pse dy ditë më parë SPAK mbylli hetimet dhe u komunikoi akuzat.
Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv, Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen e kompleksit Partizani.
Të pandehur janë edhe Xhimi Begeja dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.