Publikohet pamjet. 15 persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 4” që ka objektiv goditjen e shpërndarjes së drogës pranë shkollave dhe lokalet e natës. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj njoftoi se janë sekuestruar 1.8 kg kokainë dhe 18 kg marijuanë.
“U godit një grup që shpërndante kokainë dhe heroinë pranë shkollave dhe pranë lokaleve të natës. U dokumentuan provat për 28 shtetas. U arrestuan 24 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar më parë.
15 janë arrestuar në fazën finale të këtij operacione. Vijon puna për të kapur 4 persona të tjerë. U sekuestrua 1.8 kg kokainë dhe 18 kg marijuanë. Po hetojmë për furnizuesit e këtyre rrjeteve” tha Tonin Vocaj.