-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më i miri i gushtit në La Liga/ Rafinja: Nuk e ëndërroja shiritin e Barcelonës

Kryesoret

Rafael Dias ndryshe Rafinja është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për gushtin. Pas këtij çmimi, Rafinja pranoi në një intervistë për “Barça One” se nuk priste të ishte një nga kapitenët e Barcelonës, por se zgjedhja i dha atij “shumë gëzim”.

“Isha shumë i lumtur për përzgjedhjen time si një ndër kapitenët e Barcelonës. Nëse them se e prisja do të gënjeja, por isha shumë i lumtur që më zgjodhën”, tha ai.
Më pas ai u shpreh se Të jesh kapiten nuk është thjesht të jesh një nga katër prej nesh. Do të thotë të jesh gati për të ndihmuar me gjithçka që nevojitet brenda dhe jashtë fushës”.

Në lidhje me aspiratat e Barçës këtë sezon, Rafinja paralajmëroi se çfarë do të thotë të luash për një klub të tillë.

“Kur vjen të luash për një ekip si Barça, duhet të kesh parasysh të luftosh për gjithçka, Champions, Liga, Kupa e Mbretit, Superkupë… Nëse vjen këtu dhe nuk mendon të fitosh gjithçka, je në klubin e gabuar. Në një klub të kësaj madhështie objektivi minimal duhet të jetë të fitosh gjithçka”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit