-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha përfitoi nga financimet e Malltezit për këngëtarin italian dhe projektet e Kullave”

Kryesoret

Në dosjen hetimore të SPAK, të cilën e përmban një raport prej 500 faqesh, zbulohet se Sali Berisha ka përfituar nga financimet e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për aktivitete të ndryshme.

Njëra nga detajet kryesore është se Malltezi ka paguar për akomodimin dhe udhëtimin e këngëtarit italian Riccardo Cocciante gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, si dhe për organizimin e disa aktiviteteve të tjera. Po ashtu, SPAK evidenton se shoqëria Homeplan sh.p.k., e lidhur me Malltezin, ka paguar për biletat e udhëtimit të këshilltarit të Berishës, Flamur Kuçi, dhe Fatmir Bektashi për një vizitë në SHBA për të takuar arkitektin e projektit të kullave, Daniel Liebeskind.

Përveç kësaj, Malltezi ka sponsorizuar Fondacionin e Liri Berishës me qindra mijëra euro në vitet e fundit, duke ngjallur dyshime për lidhjet e korrupsionit mes Berishës dhe Malltezit. SPAK përfundon se Berisha ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë” në bashkëpunim me Malltezin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit