Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me dosjen me 500 faqe të SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Paloka thotë që këtu fillon propaganda e fëlliqur “500 faqe dosje”.
“E kam te veshtire te besoje qe edhe sot ka njerez qe pranojne te perdoren kaq trashe e ne menyre kaq te felliqur si keta te “drejtesise se re” ?!!! Keta ose jane nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose jane te kapur me dosje te zeza nga e shkuara e tyre qe pranojne te perdoren ne menyre kaq poshtruese sepse ne kushte normale as me i ulti nga qeniet njerzore nuk do e vinte fytyren e tij ne nje palacollik te tille!”, thotë Paloka.
Sipas tij edhe sigurimi i shtetit dhe prokuroria e diktaturës ishin më pak qesharakë kur ngrinin akuza për ‘armiqtë e partisë’.
“Keta te drejtesise se Rames, po ta kishin akuzuar Berishen per vrasjen e Kenedit do ishin me te besueshem se sa kjo letyra prej 500 faqesh…”, thotë Paloka.