Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte kthyer në shtëpi i dehur, ku fillimisht kishte goditur murin dhe më pas gruan.
46-vjeçari e kishte goditur me grusht në kokë duke mbajtur një celular në dorë. Gruaja 45-vjeçare kishte kërkuar ndihmë nga fqinjët dhe ambulanca e dërgoi atë në urgjencën e qytetit.
Menjëherë kishte mbërritur policia dhe në kuzhinë kishte gjetur sulmuesin në dysheme, të dehur, ndaj kërkuan ambulancë edhe për të. Pasi u dërgua në spital shqiptari kishte sulmuar verbalisht mjekët dhe policët dhe kishte goditur njërin prej tyre me një shuplakë në gjoks.