Një djalë 11-vjeçar nga Florida u arrestua pasi kishte përgatitur një listë me emra dhe objektiva për sulme të mundshme në shkollën e mesme Silver Sands.
Sipas autoriteteve, djaloshi kishte shpërndarë një video me arsenal armësh dhe kishte bërë kërcënime të dhunshme ndaj shokëve të klasës. Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chituood, konfirmoi se videoja e djaloshit tregonte një koleksion të armëve, përfshirë pistola dhe municione të tjera, të cilat janë sekuestruar.
Arrestimi i tij vjen në një periudhë të ndjeshme për sulmet me armë në shkolla në SHBA.