-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë-Serbi, analisti amerikan: Mesazhi im është shumë i qartë

Kryesoret

Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja palëve nga liderët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë të gabuara.

“Çfarë po ndodh në Kosovë nuk është situatë e re, e kemi pare prej vitesh tashmë dhe arsyeja është se SHBA, si lider kryesorë, bashkë dhe me BE nuk po e tregojnë forcën që ata kanë, që janë të parët që luajnë kartat dhe nuk lëviz asgjë Vuçiç dhe sigurisht as Kurti.

Dhe në vend qe të tregojnë forcën të dyja, si SHBA ashtu edhe BE, ata kanë përkrahur Vuçiç dhe kjo është parë nga Kurti i cili i druhet aksioneve në Kosovë.

Mesazhi im është shumë i qartë, dobësia sjell dobësinë, kështu që ne kemi qenë të dobët me Vuçiç, edhe pse e dimë aleancën e tij të fortë me Rusinë dhe me Kinën ne të gjithë e kemi para Vulin të takohet me Putin dhe Vuçiç që priti Shi Xhin Ping, gjithashtu ato kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin.

Kjo është gjendja dhe Kurti thotë unë e shoh sa të dobëte po tregoheni dhe unë po përfitoj dhe ndërkohë tregohet provokativ me serbet e Kosovës dhe ky është një problem i madh”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit