Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka publikuar pamje nga shkolla e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshti i ri në Selvias të Cërrikut.
Rama shprehet se ky është një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.