Një person është gjetur i vdekur të martën në tavanin e shtëpisë së tij në Lipjan. Sipas policisë, një person ka raportuar se ka gjetur babain e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.