-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Elbasan: Arsimi profesional është garanci për punësim

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat Blendi Gonxhe dhe Arbjan Mazniku, vizitoi Shkollën Profesionale në Elbasan, ku u raportua një rritje prej +8% të regjistrimeve në klasën e 10-të.

Rama theksoi se arsimi profesional ofron një garanci për punësim dhe se sipërmarrësit po e kuptojnë rëndësinë e punonjësve të kualifikuar.

Ai theksoi se ata që ndjekin arsimin profesional kanë mundësi të mira, si për të punuar gjatë studimeve, ashtu edhe për të ndërtuar karriera pas përfundimit të tyre.

“Arsimi profesional është kategori tjetër. Është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë fëmija që të mos mbetet pa punë.
Kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit.

Por ka një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit, por mund ta përdorë edhe pas universitetit për një sipërmarrje të vetën. Sipërmarrjet e dinë që nuk kanë ku të shkojnë pa njerëz të kualifikuar”, u shpreh kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit