Detaje të reja janë zbuluar nga shkëmbimi i zjarrit që ka ndodhur në Omonia në kryqëzimin e rrugëve ‘Kretis’ dhe ‘Akominatou’ në Athinë. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur shqiptari 36-vjeçar Florian Bajraktari nga Tirana.
Policia në vendngjarje gjeti 7 gëzhoja dhe dyshohet se e gjitha ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Sipas informacioneve zjarri është hapur nga një fuoristradë dhe shqiptari ndodhej në një lokal.
Florian Bajraktari në vitin 2006 ishte arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi. Ai është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojëra fati.
Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, gjenden 7 gëzhoja në vendngjarje