-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti i Baba Mondit, Basha: Rama e do që të fshihet nga SPAK-u

Kryesoret

Rikthehet në skenë Lulzim Basha. Në një intervistë sot është shprehur se krijimi i shtetit të ri Bektashi të ideuar nga kryeministri Edi Rama, është bërë me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet kryesore të qeverisë.

Më tej tha se ka një shqetësim të përhershëm të Ramës dhe jo vetëm për të krijuar një territor që nuk e prek dot SPAK. Ai tha gjithashtu se nëse ky shtet krijohet, do të jetë enklava më e çuditshme në botë, e cila do të mbushet me politikanë të korruptuar që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

“S’ka fare shans që të bëhet një shtet i tillë sepse bektashinjtë dhe gjithë shqiptarët kanë luftuar për Shqipërinë si një shtet unitar. Nuk kanë luftuar që ta bëjnë copa copa. Është e qartë që Rama këtë e ka thjeshtë dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e shumta.

Cilat janë 2 çështjet për të cilat është përfolur Edi Rama në Nju Jork Times? Është përfolur për skandalin McGonigal dhe për premtimet që i ka bërë dhëndrit të kandidatit për President të SHBA-ve, Jared Kushner për t’i dhënë ishullin e Sazanit. Për të hequr këto të dyja nga vëmendja, ai ka lançuar një tjetër propozim, që merret me seriozitet.

Në OKB kanë folur plotë të marrë, si Çavez, Kastro. E vetmja gjë që shpalos një propozim i tillë është një shqetësim i përhershëm i Ramës dhe jo vetëm, për të krijuar një territor që të mos e prekë dot SPAK. Ideja është të krijojmë një enklavë që të mos na prekë SPAK”, tha Basha te Euronews.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit