-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Terroristët e sulmit në Banjskë u kamufluan me uniforma të KFOR-it

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ai deklaroi se grupi i armatosur serbë përdori uniforma të KFOR-it për të sulmuar Policinë e Kosovës dhe se kishin planifikuar të zinin pozita strategjike.

“Njëri nga qëllimet e këtij grupi ka qenë të kamuflohen me ç’rast do të eliminonin policinë tonë nëpër pika të caktuara ku kanë pas në plan që të vendosen. Do të thotë jo vetëm që kanë bllokuar, pra fshatin e Banjskës por faza tjetër e operacionit të tyre, ka qenë që ata të zënë pozicione të ndryshme përfshirë pozicionet që policia i ka pas në zotërim, në situatat e zakonshme, pikat e kontrollit, stacionet tona policore. Kjo tregon se ata kanë qenë të përgatitur detajisht”, tha Sveçla.

Sveçla theksoi se ky grup, i udhëhequr nga Millan Radojiçiq, u armatos nga kazerma ushtarake serbe, duke përmendur prova të marra nga dronët që policia sekuestroi në vendin e ngjarjes. Ai kritikoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale për mungesën e përfshirjes së komandantëve të Ushtrisë serbe.

“ Kur unë përmenda dëshmitë që kemi zënë tashmë është publike, ne kemi edhe dokumentacionin e pranim dorëzimit të armëve nga magazinat e Ushtrisë së Serbisë, absolutisht kjo është pjesë e aktakuzës do të thotë, nga një magazinë zyrtare e ushtrisë së Serbisë ipen raketa hedhësit grupit terrorist të Radojiciqit, nga një magazinë tjetër ipen metralozët 30 milimetërsh apo minahedhësa”, tha ai.

Ministri përmendi gjithashtu se institucionet kanë informacione se grupi i Radojiçiqit po vazhdon të trajnohet në Serbi dhe se planet për destabilizimin e Kosovës vazhdojnë. Ai siguroi se policët në veri janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit