-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu paralajmëron Iranin, teksa Izraeli sulmon jugun e Bejrutit

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një paralajmërim të fuqishëm ndaj Iranit gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, duke thënë se “nuk ka vend” në Iran, që Izraeli nuk mund të arrijë nëse Republika Islamike vazhdon të tentojë ta sulmojë Izraelin.

Teksa kryeministri izraelit nisi fjalimin e tij, disa delegacione – përfshirë atë të Iranit – u larguan nga mbledhja në OKB në shenjë proteste, ndërsa shumë nga të pranishmit në sallë ose duartrokitën ose brohoritën me zemërim.

Në kohën kur Netanyahu po fliste në OKB, forcat izraelite kryen sulme të reja ndaj Hezbollahut – që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në jug të Libanit, dhe ushtria tha se ka goditur selinë e grupit në Dahieh, në periferi të Bejrutit, që pretendon se gjendej brenda një zone të banuar me civilë.

Televizioni izraelit tha se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ishte cak i sulmit, edhe pse ende nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

Pas Netanyahut, në OKB folën përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Pakistanit, të cilët i bën thirrje udhëheqësit izraelit të ndalë luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai tha se nuk kishte planifikuar të mbante fjalim këtë vit në OKB, por pasi kishte dëgjuar “gënjeshtra ndaj shtetit tim nga shumë folës në këtë podium, vendosa të vij këtu dhe të tregoj të vërtetën”.

Netanyahu më pas u përqendrua te Irani, të cilin e fajësoi për “organizimin” e shpërthimit të dhunës aktuale në Lindjen e Mesme.

“Kam një mesazh për tiranët e Teheranit: Nëse na godisni, ne do t’iu godasim. Nuk ka asnjë vend në Iran që dora e gjatë e Izraelit nuk mund ta arrijë, dhe kjo është e vërtetë për mbarë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.

Ai kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vendosë sanksione ndaj Teheranit, në mënyrë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore, duke shtuar se Izraeli do të bëjë “gjithçka që ka në dorë” që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Netanyahu e mbajti këtë fjalim pas një përpjekjeje diplomatike nga SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët po kërkojnë një armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit, teksa bombardimet izraelite ndaj Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – janë intensifikuar gjatë kësaj jave.

Hezbollahu, që Izraeli thotë se ka gjuajtur qindra raketa në territorin e tij gjatë këtij viti, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka sanksionuar krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë Hezbollah, që ka ulëse në Parlamentin libanez.

Më 27 shtator, Izraeli tha se shënjstroi selinë e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas raportimeve se kishte pasur shpërthime në atë zonë.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se të paktën katër ndërtesa ishin shkatërruar gjatë sulmit, duke raportuar për shumë viktima.

Luftimet, që janë intensifikuar, kanë vrarë qindra persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë libanezë, teksa dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Nga frika se konflikti do të përhapet në mbarë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim do ta bënte edhe më të vështirë për civilët nga të dyja palët që të kthehen në shtëpitë e tyre./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit