-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria çel negociatat me BE/ Ish-kryeministri bullgar: Maqedonia le të vuajë pasojat!

Kryesoret

Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov komentoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian më 15 tetor, duke theksuar se Maqedonia e Veriut duhet të përballet me pasojat e sjelljes së saj.

Ai përmendi se Shqipëria ka pranuar pakicën bullgare, ndërsa RMV nuk ka zgjidhur problemet me Bullgarinë, duke kërkuar një qasje pragmatike nga institucionet evropiane.

“Nga ne kërkohet durim. Reaguan të gjitha institucionet. Ne nuk duhet të tregohemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është që të na bëjnë fajtorë. Dua të siguroj popullin bullgar se gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian është dëgjuar shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane.

Ata nuk kërcënojnë, nuk bëjnë fyerje, dhe rezultati është se Shqipëria do të ecë përpara, ajo e pranoi pakicën bullgare, dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë pasojat e sjelljes së tyre. Komisioni i Çështjeve të mos sillet emocionalisht, por të sillet në mënyrë pragmatike dhe të arsyeshme. Ndonjëherë ata thonë se hakmarrja shërbehet më së miri e ftohtë. Ne si shtet duhet të ngrihemi dhe të mos ndjekim tonin e ndonjë ministri”, tha Borisov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit