-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tetori rozë/ Rama: Bëni mamografinë falas, kujdesuni për veten

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka lansuar një apel në rrjetet sociale për të gjithë gratë dhe vajzat, duke theksuar rëndësinë e muajit tetor si muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. Ai i inkurajon ato të përkushtohen për shëndetin e tyre duke bërë mamografi falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale.

“Dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë, ju lutem, merrni pak kohë për veten tuaj,” shkruan Rama. Kanceri i gjirit, një sëmundje që prek miliona gra në mbarë botën, kërkon vëmendje dhe trajtim të hershëm për të shpëtuar jetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur tetorin si muajin e luftës kundër kësaj sëmundjeje, duke ftuar të gjithë të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këshillat mjekësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit