-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Nuk do të ketë seancë normale në Parlament, Rama na ka shpallur luftë

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nesër nuk do të ketë seancë normale parlamenti, duke akuzuar kryeministrin Rama për shpallje lufte ndaj opozitës.

Ai theksoi se përjashtimi i opozitës nga Kuvendi dhe pengimi i funksioneve të saj përbëjnë një akt të papranueshëm.

‘Grupi parlamentar do të jetë në mbledhjen sekretariatit të orës 15:00 si formë e mosdakordësisë tonë me këtë përshkallëzim që PS po i bën grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Të përjashtosh opozitën nga Kuvendi, të burgosësh opozitën për fjalën e lirë, të pengosh opozitën të kryejë funksionet veta, të tentosh ta asgjësosh opozitën, siç e kam thënë edhe më parë është shpallje lufte ndaj PD-së, grupit parlamentar të PD-së dhe opozitës në tërësi.

Sa ti takon seancës së nesërme, grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do të bëjmë do ti mësoni aty‘, tha kreu i grupit parlamentar te PD, Gazment Bardhi per mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit