Pas sulmeve me raketa që Iranit ndërmori ndaj Izraelit më 1 tetor, liderët botërorë, përfshirë OKB-në, BE-në dhe SHBA-në, kanë bërë thirrje për armëpushim. Teherani e justifikoi sulmin si hakmarrje për vrasjet e liderëve militantë të mbështetur nga Irani.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dënuan agresionin dhe kërkuan përmbajtje nga të dyja palët.
BE-ja gjithashtu theksoi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm, duke shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në rajon.