Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës u vendos që të përjashtohet me 60 ditë Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati.
Në lidhje me këtë ka reaguar kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ai shprehet se këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova.
Bardhi thotë që përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama.
“Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.”, tha ai.