Një shqiptar u arrestua në Budva të Malit të Zi pasi po kërkohej nga autoritetet italiane që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shqiptari kërkohej nga NCB Interpol Roma për të vuajtur dënimin e tij me 6 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “trafikim të lëndëve narkotike”, “vjedhje e rëndë” dhe “falsifikim të patentës së drejtimit”.
Lokalizimi dhe arrestimi i tij u arrit nga efektivët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Departamentit të Sigurisë së Budvës.