Ditët në vijim pritet një përkeqësim të shpejtë të motit. Meteorologët shprehen se “Ka të ngjarë të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar”.
Nga përkeqësimi i motit do të preket i gjithë rajoni i Ballkanit, si dhe Shqipëria në veri dhe veri-perëndim të saj.
Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, frekuencë të lartë rrufesh dhe përforcim të menjëhershëm të erërave.
Italia dhe Greqia kanë urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e nesërme.