-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afrim Kasolli: Kaosi që po na pret nga konflikti i mundshëm Izrael –Iran

Kryesoret

Që nga sulmi me raketa balistike i Iranit mbi Izraelin në muajin prill, shihej qartë se konflikti ndërmjet këtyre dy vendeve po bëhej i “pashmangshëm”, pavarësisht se ajo situatë u tejkalua edhe me presionin e SHBA-ve mbi kryeministrin e Benjamin Netanjahu, që të përmbahet nga ndonjë sulm hakmarrës mbi Iranin.

Ndonëse, pas pak dite kishte ndodhur një shpërthim në afërsi të centraleve bërthamore në qytetin Isfahan. Dhe shumë kush atë atak e pat konsideruar si të orkestruar dhe zbatuar nga Izraeli, edhe me qëllim që t’i dërgohet mesazh regjimit në Teheran, se mbrojtja e tij kundërajrore nuk mund të jetë efektive ndaj sulmeve të Izraelit. Madje, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe kryeministri izraelit në paralajmërimin e tij ndaj autoriteteve iraniane, se duhet ta din, se nuk ka asnjë hapësirë në shtetin e tyre, që nuk mund të jetë cak i raketave izraelite.

Mirëpo, përkundër deesaklimit  të asaj atmosfere të galvanizuar, pas sulmit tjetër të Iranit mbi Izraelin me 1 tetor, tashmë konflikti është me afër se kurrë. Tel Avivi  është i vendosur të hakmerret. Dhe ky veprim po konsiderohet edhe si pjesë e planeve të Izraelit për ta dëmtuar regjimin në fuqi në Iran, i cili po shihet si kërcënim për sigurinë e shtetit hebre, nëpërmjet mbështetjes së forcave proxy që po e sulmojnë dita ditës këtë shtet.

Madje, Bibi Netanjahu, gjatë një paraqitje publike, ka pohuar, “populli i Iranit duhet ta kuptojë se Izraeli nuk është kundër tyre dhe se shumë shpejt ata do të jenë të lirë”. Çfarë nënkupton se ndryshimi i regjimit në atë shtet mbetet objektivi i tij themelor. Në këtë fazë, analistët kanë përmendur se caqe te mundshme të sulmeve Forcave Mbrojtëse Izraelite mund të jenë, centralet bërthamore ose rafineritë e naftës. Pritet vetëm çasti.

Sidoqoftë, njohës të zhvillimeve në atë botë kanë alarmuar se ky konflikt nuk ka shansa të mbetet i lokalizuar vetëm në mes këtyre dy vendeve. Por, ai ka rrezik të shndërrohet në një luftë më të gjerë rajonale. Dhe pasojat e këtij skenari, përpos humbjeve të jetërave njerëzore,  do të ishin apokaliptike, jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për mbarë botën, për shkak të implikimeve gjeopolitike dhe ekonomike që mund t’i ketë.

Këtu duhet kujtuar se zakonisht çmimet e naftës janë sensitive nga tensionet gjeopolitike. Ndërkohë, me këtë rast është fjala për një rajon që është vital për prodhimin e këtij aseti energjetik.  Bie fjala, vetëm nga sulmi i fundit i Iranit mbi Izraelin çmimet për një barrell u ngritën për 5 përqind.

Irani aktualisht është njëri nga prodhuesit kryesor të naftës edhe pse kontributi i tij aktual në tregun botëror është vetëm 3 përqind, për shkak të sanksioneve perëndimore. Mirëpo mëse 30 përqind e naftës tregtohet nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, e cila do të ishte jashtë funksionit nga eskalimi i situatës. Që do të nënkuptonte që befas ekonomisë botërore do t’i mungonte 30 përqind më pak të  “ari i zi”. Imune nga këto zhvillime nuk do të ishin as zonat tjera nevralgjike që gjenden atë rajon e që janë kruciale për ekonominë dhe tregtinë botërore.

Të gjithëve na kujtohen pasojat ekonomike para pak muajve për shkak të sulmeve të grupit rebel Huthi në Jemen, ndaj anijeve tregtare që qarkullojnë në Detin e Kuq, çfarë i detyroi forcat britanike dhe amerikane të intervenonin urgjentisht ushtarakisht ndaj pozicioneve të këtij grupi për ta mundësuar tregtinë pa pengesa.  Dhe ky rrezik ka mundësi të përsëritet. Ndërkohë, të njëjtat pasoja do të reflektoheshin edhe në Kanalin e Suezit, një arterie në të cilën qarkullon mbi 12 përqind e tregtisë botërore. Dhe vetëm mund të imagjinohet se si do të fluturonin çmimet në nivele astronomike ne rrafsh ndërkombëtar, në një kohë kur ekonomitë e shumë shteteve ende nuk e kanë marr vetën për shkak  të inflacionit që e shkaktoi lufta në Ukrainë.

Krahas këtyre efekteve negative ekonomike edhe skena politike, sidomos në disa shtete evropiane do të ballafaqohej me një tërmet tronditës, nga vërshimi i refugjatëve në drejtim të tyre në kërkim të shpëtimit të jetës. Edhe ashtu kjo temë është shndërruar në ushqim politik dhe ideologjik për shumë rryma populsite të ekstremit të djathtë që i po i portretizojnë emigrantët si rrezik ekonomik, ngase po ua vjedhin vendet e punës vendaseve dhe si kërcënim për identitetin kulturor dhe nacional. Partitë e establishmentit në këto vende edhe ashtu në krizë, ka gjasa të shembeshin brenda natës. Një skenar i tillë do të shënonte fundin e modeleve demokratike aktuale.

Në fillim të këtij viti, e pata shkruar një artikull “Bota që mund të jetë edhe më e errët në 2024” ku pohoja se bota politike që po na pret do të jetë edhe më zymtore se ajo që po lëmë pas. Dhe se po zhytemi drejt një realiteti të paqartë e kaotik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit