-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin disa shtëpi në Malin e Zi

Kryesoret

Dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit në Malin e Zi. Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth. Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa shatra të kësaj komune u ndërpre.

Niveli i lumit Moraça në Podgoricë është rritur për 7.5 metra, ndërsa ai i lumit Zeta në Danilovgrad për 5.5 metra, tha për Radion Evropa e Lirë Instituti Hidrometeorologjik i Malit të Zi. Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Më pas Ministria e Brendshme e Malit të Zi rekomandoi që qytetarët të përgatiten për fatkeqësi dhe të sigurojnë pronën e tyre, veçanërisht nëse jetojnë në zona e rrezikuara nga përmbytjet, apo erërave të forta.

Ata u bënë thirrje qytetarëve t’i shmangin udhëtimet nëse nuk është e nevojshme, veçanërisht në zonat malore dhe zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit